Koreja e Veriut me kryeministër të ri

08/06/2010 04:30

Koreja e Veriut emëroi ditën e hënë kryeministrin e saj të ri, Ço Jong Rim duke zëvëndësuar në këtë post Kim Jong Il.

Agjencia shtetërorë e vendit komunist njoftoi se në mbledhjen e Asamblesë Popullore Supreme u caktua Ço Jong Rim kryeministri i ri vendit, pa dhënë detaje të mëtejshme se pse Kim Jong Il, i zgjedhur në këtë post në vitin 2007 largohej.

Në Korenë e Veriut, kryeministri mbikëqyr situatën ekonomike në vend. Ai përcakton kabinetin e tij ministror të cilët më pas duhet të marrin miratimin e parlamentit.

Top Channel