Javë vendimtare për Iranin

08/06/2010 03:30

Kjo javë parashikohet të jetë java vendimtare përsa i përket çështjes së programit bërthamor iranian.

Ndërsa mendohet se brenda kësaj jave do të kalojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së një rezolutë për sanksione të reja ndaj Republikës Islamike, në Vjenë të Austrisë u mblodh Këshilli i Agjensisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore me qëllim sipas tyre, për të analizuar edhe njëherë “rastin e veçantë iranian”.

“Irani është një rast me të vërtetë i veçantë, sepse ndër të tjera ekzistojnë elemente që i japin një dimension ushtarak programit të tij bërthamor”, tha në fjalën e tij kreu i ANEB-it, Jukija Amano.

Top Channel