Itali, shkatërrohet banda e “akrobatëve”

08/06/2010 12:45

Karabinierët e qytetit të Romës, në Itali, kanë arrestuar 11 shtetas shqiptarë dhe 4 rumunë, të cilët formonin një bandë hajdutësh “akrobatë”.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave hajdutët hynin nëpër shtëpi duke u ngjitur nëpër ballkonet dhe dritaret e pallateve dhe vilave.

Pasi mbyllnin në tualet pronarët e shtëpive dhe pasi vidhnin para, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, ata zhdukeshin. Sipas burimeve, rajonet në të cilat vepronte banda ishin ai Lacios dhe Markes.

Top Channel