Irani, një i arrestuar në SHBA, pesë në kërkim

08/06/2010 21:50

Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shtetas amerikan, ndërsa 5 iranianë janë në kërkim pasi i kanë shitur Iranit teknologji satelitore.

Sipas autoriteteve, grupi ka komplotuar për disa vite (2000 – 2007) për të shkelur masat e embargos kundër Iranit duke i shitur Teheranit teknologji të nevojshme për lëshimin e satelitëve spiunë.

5 iranianët rrezikojnë deri në 25 vite burg, ndërkohë shtetasi amerikan 45 vjet, nëse shpallet fajtor.

Top Channel