Iran, Gates optimist mbi sanksionet e OKB-së

08/06/2010 19:10

Sekretari amerikan i Mbrojtjes është optimist mbi mundësinë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të aprovojë një sanskion mbi Iranin.

“Jam optimist mbi faktin se Këshilli i Sigurimit do të aprovojë shumë shpejt një rezolutë mbi sanskionet ndaj Iranit”, është shprehur Gates në Londër ku ka takuar homologun e tij britanik, Liam Fox.

Kreu i Pentagonit ka pohuar gjithashtu se bashkëpunimi në nivelin ndërkombëtar mund të ndalojë Iranin mbi zhvillimin e armëve bëthamore.

Top Channel