GM tërheq 1.5 milionë makina për defektet elektrike

08/06/2010 18:25

General Motors ka tërhequr nga tregu rreth 1.5 milionë mjete për një defekt në sistemin elektrik që shkakton mbinxehjen deri në marrjen flakë të sistemit të fshirjes së xhamave.

Bëhet fjalë për 5 modele Chevy, 5 modele Cadillac, 3 modele Buick, 4 modele Gmc, 1 model Hummer e 1 model Saturn.

Të gjitha mjetet janë prodhuar në vitet 2006-2009.

Top Channel