Durrës, digjet autobuzi

08/06/2010 09:15

Pasditen e djeshme një autobuz urban i linjes Durres-Plepa, pranë një restoranti në zonën e plazhit, ka shpërthyer në flakë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur reparti i zjarrfikësve për të shuar flakët.

Sipas drejtorisë së policisë së Durrësit, nga veprimet e para hetimore rezulton se drejtuesi  i autobuzit tip “Iveco”, me targa të Durrësit, ka konstatuar se autobuzi ishte nxehur tej normave të lejuara dhe nga stacioni i plepave është nisur në drejtim të Durrësit pa pasagjerë.

Në ecje e sipër ai ka konstatuar flakë në pjesën e pasme të mjetit dhe menjëherë ka njoftuar në sallën operative të drejtorisë së policisë. Fatmirësisht, përvec dëmeve materiale asnjë person nuk është lënduar.

Top Channel