Clinton, në krye të lobimit për pavarësinë

08/06/2010 14:40

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton po udhëheq një fushatë masive lobimi të Shteteve të Bashkuara për njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës.

Lajmin e bën të ditur agjencia “FoNet”, sipas të cilës një delegacion i Departamentit amerikan të Shtetit po lobon në Lima të Perusë, ku po mbahet sesioni i Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve të Amerikës.

Ish-presidenti Clinton është i dërguari i posacëm i SHBA për Haitin dhe rrjedhimisht është i pranishëm në të gjitha konferencat që zhvillohen në kontinentin amerikan.

Top Channel