BE-PE pranë marrëveshjes për SEAE

08/06/2010 21:40

Është shumë pranë arritja e marrëveshjes së ndërtimit të shërbimit të ri diplomatik të BE-së, por negociatat nuk kanë mbërritur ende në fazën finale.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime parlamentare në përfundim të mbledhjes së mbajtur mes KE-së, PE-së dhe shteteve anëtare.

Për t’u zgjidhur janë disa pika mes së cilave “një koherencë më e madhe mbi politikat e ndihmës dhe zhvillimit, një fleksibilitet më i madh mbi menaxhimin e personelit dhe një formë kontrolli mbi bilancin e shërbimit diplomatik.

Top Channel