Alanis martohet me një reper

08/06/2010 14:00

Alanis Morissette është martuar. Këngëtarja kanadeze është bashkuar në martesë me reperin Souleye, vetëm pas gjashtë muajsh lidhjeje.

Cifti u betua për dashuri të përjetshme në një ceremonië private në Los Angeles, më 22 maj, por lajmi mësohet vetëm tani pas ‘rrëfimit’ të Alanis në Twitter.

“Jam e lumtur që të ndaj me ju, lajmin se unë dhe partneri im Souleye, u martuam. Jemi shumë entuziastë që e kemi ndërmarrë këtë rrugëtim së bashku”, shkruan Morissette.

Top Channel