“Stereophonics”, vdes ish-bateristi Stuart Cable

08/06/2010 15:50

Më 19 majin e shkuar, Stuart Cable ka mbushur 40 vjeç dhe një javë më parë, duke iu përgjigjur një sms-je urimi mikut të tij Kelly Jones, i thoshte se nuk do të kishte besuar kurrë se do të arrinte të festonte 40-vjetorin.

Një frazë që duket sot si një parandjenjë e trishtë duke parë se të hënën në mëngjes në 05:30 ish bateristi i “Stereophonics” është gjetur i vdekur në banesën e tij në Llwydcoed të Gallesit të Jugut.

Sipas policisë, muzikanti dyshohet të jetë mbytur nga e vjella e tij, pas një fundjave të zhurmshme me miqtë, e filluar në pabin lokal dhe e përfunduar në shtëpinë e tij.

Për ironi të fatit, të shtunën e ardhshme Cable do të luante në “Download Festival” të Donington Park me grupin e tij të ri “Killing for Company”.

Top Channel