“Kaczynski”, 4 ushtarë nën akuzë për vjedhje

08/06/2010 14:50

Prokurorët rusë kanë deklaruar se katër ushtarë janë akuzuar se kanë vjedhur kartat e kreditit të pasagjerëve të vrarë kur avioni me presidentin polak u rrëzua në Rusi në muajin prill.

Rreth 6 mijë zloti polakë, ose 2 mijë stërlina, janë tërhequr përmes kartave, kanë pretenduar prokurorët polakë.

Rusia në fillim e mohoi mundësinë e vjedhjes së kartave, por më vonë e pranoi atë dhe kreu arrestimet.

Ministri rus i Mbrojtjes ka reaguar duke deklaruar se do të paguajë dëmshpërblim nëse të dyshuarit do të rezultojnë fajtorë.

Prokurorët rusë, të cituar nga agjencitë lokale të lajmeve, kanë saktësuar se ndaj 4 ushtarëve është ngritur akuza për vjedhje me paramendim.

Tre nga katër ushtarët janë ndjekur më parë penalisht për vjedhje dhe falsifikim, kanë shtuar më tej prokurorët.

Top Channel