Twilight, fitues i MTV Movie Awards

07/06/2010 12:30

Saga e Twilight është fitues i MTV Movie Awards që u zhvillua në Los Angeles.

Aventura e Belle dhe vampirit Edward ka fituar 4 cmime, përfshirë atë për filmin më të mirë të vitit.

Kristen Stewart dhe Robert Pattinson kanë marrë vlerësimet si aktorët më të mirë dhe bashkë kanë fituar cmimin për puthjen më të mirë kinematografike. Ndërkohë Sandra Bullock ka marrë cmimin MTV Generation Award.

Top Channel