SHBA, 7 të vdekur nga tornadoja në Ohajo

07/06/2010 08:00

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë dje në shtetin amerikan të Ohajos, ku një tornado ka shkatërruar rreth 50 shtëpi.

Sipas autoriteteve vendore, vala e kohës së keqe ka shkaktuar edhe dhjetra të plagosur.

Një nga kolegjet e qytezës së Lake Township është pothuajse shembur plotësisht.

Koha e keqe që ka goditur edhe shtete të tjera si Miçigani, ku një çentral bërthamor është mbyllur pasi era e fortë dëmtoi një nga muret e strukturës.

Top Channel