Sandra Bullock merr gjithçka

07/06/2010 11:30

Sandra Bullock merr gjithçka nga çmimet e dorëzuara në fundjavë në Los Angeles.

Përveçse çmimit të karrierës në Mtv Awards, aktorja fituese e Oscar, ka marrë edhe çmimin e zgjedhur nga ushtarët, “Guys Choice Awards”.

Bullock ka bërë shaka duke deklaruar se ka marrë çmimin kryesisht për ngjarjet personale që e detyruan të ndahej nga i shoqi, por gjithashtu falenderoi edhe ushtarakët.

“Ju falenderoj për sakrificat që bëni”, është shprehur aktorja.

Top Channel