Rusia, kundër videolojrave perëndimore
07/06/2010 12:00
Prej kohësh Kremlini është duke punuar për të përmirësuar imazhin e Rusisë. Por marrëdhëniet me publikun jashtë vendit nuk mjaftojnë dhe tani sulmi është zhvendosur mbi videolojrat kompjuterike të përdorura nga mijëra fëmijë.
Mjaft më me sovjetikë të këqinj që tregohen si monstra që në mënyrë të rregulltë shkatërrohen nga të mirët e rastit.
Sipas autoriteteve ruse, ky stereotip tashmë nuk ka më kuptim dhe dëmton imazhin Rusisë së re që kërkon gjithnjë e më shumë të pranohet si partnere.
“Duhet të insistohet për rolin heroik dhe themelor të kryer nga Armata e Kuqe gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shprehen autoritetet.
Top Channel