Misteri i “Stradivarit” shqiptar

07/06/2010 18:55

Në shtypin e shkruar shqiptar, shpesh herë është folur për mundësinë e kalimit në territorin shqiptar të violinave të markës “Stradivarius”.

Opinionet në këtë kontekst janë të ndara në dy kampe. Ka nga ata që nuk e besojnë një gjë e tillë, por duke ju referuar të dhënave të botuara deri tani, ka zera që pretendojnë se objektet e rralla me moshë 300 vjecare kanë qarkulluar në vendin tonë në periudha të ndryshme.

Ne librin autobiografik te avokatit te njohur Nafiz Bezhani, “I mallkuari i Noes” i vitit 1992,  ngjarjet zhvillohen ne ish-periudhen e dikatures. Ne faqen 161  lexojme: “Violina e parë e mjeshtrit të madh Antonio Stradivari ka ardhur që në kohët e Mehmet Ali Pashës, ajo kishte rënë në duar të nipit të tij, Adil Serezit, ish-latifondist dhe bashkepunetor i mbretit Zog, i dënuar me 15 vjet burgim pas clirimit të vendit”. Një ditë atë e takon Fecorr Shehu, drejtor i Sigurimit të Tiranës, dhe i thotë: “Jam i dërguar nga Mehmet Shehu. Ai është i informuar që ti ke një violinë “Stradivarius” dhe pasuri të tjera jashtë shtetit. Ne kërkojmë që ato t’ia falësh shtetit dhe ne do të mendojmë për jetën tënde”.

Nderkohe qe dokumente sekrete të Sigurimit të Shtetit flasin per nje tjeter rast, ate te familjes korcare “Polena”, ku objekti i rralle i vitit 1716 eshte trafikuar në Greqi. Ramazan Gurra, i cili prej viteve ‘70-te eshte “Luthier”, tregon per rastin e mjekes, Ida Polena, qe mendohet se ka poseiduar nje violine te tille. “Sipas informacioneve te mija, zoteronin dy violina qe vinin nga Shkodra ne ditet e fundit te okupimit. Ne luften e clirimit te Shkodres jane marre dy violina, nje prej te cilave Stradivari. Pirro Gjezi e ka pare jo me shume vemendje dhe ai nuk e vleresoi”, thekson Gurra. Ne dokumentet e Ministrise se Brendshme thuhet se “violina  ishte blerë  një shekull më parë nga Sotir Polena, i aferm i mjekes Ida Polena. Ramazan Gurra thote se sipas zerave te kohes, instrumenti i rralle eshte bllokuar nga autoritetet greke dhe aktualisht gjendet ne nje nga bankat e Janines.

Po si mund te ekzaminohet nje violine origjinale “Stradivarius” nga nje instrument i kopjuar apo i zakonshem? Edmond Sinani qe prodhon dhe restauron instrumentat, jep detajet e procesit delikat. “Trashesia e nje instrumenti eshte e varur nga ajo cope druri qe ke ne dore. Nese eshte shume e rende do ta besh me te holle. E dyta eshte qe ne harkaturat pozitive dhe negative ai ka qene i paperseritshem”, pohon Sinani.

Ai thote se certifikimi i instrumentit eshte shume i rendesishem dhe ai percakton vleren e tij. “Rruga per te certifikuar nje instrument eshte ne Londer. Ai quhet Charls Beer, i cili e verteton origjinalitetin”, shton Sinani. Hetimet për këtë ngjarje kanë vazhduar në të dyja anët e kufirit. Sherbimi konsullor shqiptar i asaj periudhe ne Greqi, tregohet shume i rezervuar per ceshtjen ne fjale, por ajo qe mund te thuhet me siguri eshte se violina “Stradivarius”, nje vlere e trashegimise sone vazhdon te jete nen pronesine e shtetit grek.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel