Kriza, FMN: Nuk kemi frikë për Hungarinë

07/06/2010 17:25

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk ka frikë se Hungaria mund të bjerë në një krizë të thellë ekonomike ashtu si Greqia.

“Nuk kemi frikë asnjë element të vecantë përsa i përket mundësisë së një kundravajtjeje”, ka deklaruar kreu i FMN, Dominique Strauss Kahn.

Nga ana tjetër, edhe komisioneri i BE për Cështjet Ekonomike, Olli Rehn e ka hedhur poshtë këtë mundësi.

“Nuk mund të krahasohet situata në Hungari me atë në Greqi”, ka pohuar Rehn, duke hedhur ujë mbi zjarrin e ngritur nga shqetësimet mbi gjëndjen e financave publike të Hungarisë.

Top Channel