Izraelitët vrasin katër palestinezë

07/06/2010 10:25

Tensioni në Lindjen e Mesme mbetet i lartë. Të hënën katër zhytës palestinezë janë vrarë nga anëtarë të komandës së marinës ushtarake izraelite që pikasi zbarkimin e tyre në brigjet e Gazas, pranë kampit të refugjatëve të Nusseirat,ku mendohej se do përgatiteshin për të kryer një atentat.

“Ishin veshur të gjithë si zhytës dhe ishin pajisur me armë luftarake”, njoftoi radio ushtarake izraelite.

Ndërkohë të tjerë persona rezultojnë të zhdukur në det që prej incidentit të një jave më parë më flotën e anijeve të pacifistëve.

Top Channel