Holandë, hiqet votimi elektronik

07/06/2010 17:45

Mjaft me votimin elektronik, holandezët u janë kthyer fletëve të votimit dhe lapsave të zinj, vendim ky i marrë për të tuteluar privatësinë.

Kështu, në zgjedhjet e së mërkurës Holanda do të jetë vendi i parë që do të shënojë regres në fushën e teknologjisë dhe që do të braktisë sistemin që mundësonte një numërim të shpejtë.

Por për mbështetësit e privatësisë, kompjuteri nuk garantonte fshehtësinë e votës në 100%.

Ndonjë dyshim për vendimin ka ardhur nga OSBE-ja, që parashikon vështirësi për numëruesit dhe për zgjedhësit me skeda letre.

Top Channel