Frekuencat e “DigitAlb”

07/06/2010 09:30

Kompania “DigitAlb” njofton të gjithë abonentët e paketës HD në platformën satelitore se si rezultat i ndryshimit të parametrave të frekuencës së disa kanaleve HD, konkretisht nga National Geografik HD deri tek HD-3, duhet të bëjnë rikthim në gjendjen fillestare të dekoderit HD.

Automatikisht këto kanale do të listohen në radhë së bashku me kanalet e tjera.

“DigitAlb” falenderon të gjithë abonentët për mirëkuptimin.

Top Channel