Erjon Bogdani, dasmë përrallore në Napoli

07/06/2010 21:00

Sulmuesi i kombëtares kuqezi, Erjon Bogdani ka celebruar në martesë lidhjen me bukuroshen italiane Rossella Ariodante.

E diplomuar për jurisprudencë, vajza nga Salerno dhe djali nga Tirana vendosën kurorën në qytetin e Salernos sot pasdite. Veshjet e ciftit i ka krijuar stilisti Gianni Molaro.

Nga Shqipëria në Napoli janë ulur me një avion privat të gjithë të afërmit dhe miqtë e bomberit që do marrin pjesë në dasmën madhështore. Dëshmitarë i dhëndrrit në kishën Sant’Anna ishte lojtari i Napolit Leandro Rinaudo.

Numri i të ftuarve shkon rreth 250 dhe mbremja private do të zhvillohet në vilën “Rocca Matilde” të Napolit. Ata janë njohur në periudhën kur Erjoni aktivizohej në radhët e Salernitanës dhe që prej asaj kohe nuk janë ndarë më.

Top Channel