“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalohet”, Rama në OKB: Na nevojitet inteligjencë artificiale e verifikueshme
Opozita akuzon qeverinë se po thith gjithë likuiditetin monetar nga tregu duke reduktuar kështu mundësite për kreditim dhe investime për biznesin privat. (UPDATE)
“Thatësira financiare detyron qeverinë të rrisë huamarrjen e brendshme në 860 % kjo vetëm për 4 muajt e parë të 2010. Huamarrja e brendshme është rritur 8 herë më shumë se parashikimet e Bodes e të qeverisë për huammarje nga shteti shteron fondet e bankave për kredi për biznesin. Huamarrja e brendshme si dhe shit-blerja e detyruar e Hotel Dajtit tregon dëshpërimin e Ministrisë së Financave për para si dhe implikimin e guvernatorit në skema financiare piramidale me kosto të lartë për parametrat makroekonomike të vendit”, tha deputeti i PS-së, Ervin Bushati.
Sipas Bushatit kjo rritje e huamarjes së brendshme të qeverisë është shenjë paniku që ka kapur financat e shtetit që po vuajnë mungesën e parave.
Por demokratët reaguan duke thënë se akuzat e opozitës se qeveria po bllokon ekonominë private në vend janë shpifjet e radhës pasi shifrat tregojnë të kundërtën.
“Këta shokë mjeranë nuk kuptojnë se në krizë të thellë dhe të pashpresë madje, janë ata dhe jo biznesi shqiptarë që në 4 muajt e parë të këtij viti regjistroi 7500 biznese të reja kundrejt 5300 që u regjistruan 4 muajt e parë të vitit 2009. Në krizë të rëndë psikike dhe morale jeni ju Edvin 2K dhe çeta juaj e bllokmenëve të rinj dhe jo bankat dhe krediti shqiptar që kanë një rritje prej 14 përqind të depozitave, që kanë rritur kredinë në këto muaj me 8 përqind dhe që janë më mirë se asnjëherë tjetër më parë. Financat e vendit më 1 korrik të këtij viti do të realizojnë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Shqipëri dhe në Europë”, replikoi në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.
Top Channel