Nju Jork, arrestohen 2 te dyshuar për terrorizëm

06/06/2010 14:20

Dy të dyshuar për terrorizëm janë arrestuar në aerortin JFK të Nju Jorkut pasi ata kishin planifikuar të udhëtonin për në Egjipt.

Sipas gazetës “The New Jersey Star Ledger”, dy syhtetasit amerikanë dyshohen për lidhje të ngushta me degen e organizatës terroriste Al Kaeda në Somali.

Në banesat e dy 20 vjecarëve janë sekuestruar disa dokumenta dhe një kompjuter. Ata kanë qënë nën hetim që nga viti 2006 dhe nesër do dalin para gjykatësit në New Jersey.  

Top Channel