Këngëtarët bojkotojnë Izraelin

06/06/2010 17:10

Formave të protestës ndaj sulmit izraelit kundër flotës me ndihma humanitare i janë bashkangjitur mjaft artistë e këngëtarë të njohur globalë, të cilët kanë njoftuar bojkotimin e anulimin e koncerteve dhe aktiviteteve që kishin parashikur në shtetin hebre.

Kështu listës së Elvis Costelo, Santana, Gil Scott dhe anglezëve të Klaxon e Gorillaz iu është shtuar edhe mbështetja e bandës muzikore amerikane, “Pixies” të cilët njoftuan ditën e sotme anulimin e koncertit të parashikuar të mërkurën e ardhshme në Tel Aviv.

Izraeli po përballet me presione të forta ndërkombëtare ndërkohë që protestat kundër sulmit të ndërmarrë ndaj flotës me ndihma humanitare janë zhvilluar ditën e sotme në mjaft qytete të rëndësishme europiane.

Top Channel