Kamerun, ekonomia: Ditë të vështira na presin

06/06/2010 20:45

Kryeministri britanik, Devid Kamerun paralajmëron të ardhme të vështirë për ekonominë vendase.

“Borxhi publik është tejmase i fryrë dhe ndodhemi në situatën më të keqe nga sa parashikonim ne më parë. Masat kur të ndërmerren do të jenë mjaft të vështira”, thotë Kamerun gazetën angleze, “Sunday Times”.

“Një burrë shteti i vërtetë vërehet kur është i aftë të ndërmarrë vendimet e duhura në kohën e duhur duke iu shpjeguar njerëzve objektivat që kërkohen të arrihen pas sakrificave”, vijon më tej Kamerun.

Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave Kombëtare, defiçiti publik ka kapur shifrat prej 156.1 miliard sterlina në vitet 2009 dhe 2010, një shifër kjo rekord për të dhënat e ekonomisë britanike.

Top Channel