Izraeli refuzon kërkesën e Ban Ki Mun

06/06/2010 16:55

Kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun për hetim ndërkombëtar të incidentit të flotës me ndihma humanitare për Gazan, është refuzuar nga autoritetet izraelite.

Ka qënë vetë kryeministri izraelit ai që ka hedhur poshtë kërkesën e shefit të OKB-së, i cili në një deklaratë për radion ushtarake vendase është shprehur kundër propozimit të Ban Ki Mun.

Sulmi blitz i forcave speciale izraelite ndaj flotiljes “Freedom”, që transportonte ndihma humanitare për palestinezët e Gazas, të ndodhur nën bllokadën izraelite, përfundoi tragjikisht me vdekjen e 9 aktivistëve pro-palestinezë, plagosjen e dhjetra të tjerëve dhe qindra të arrestuar mes të cilëve edhe shqiptari i Kosovës, Fuad Ramiqi, i cili fatmirësisht u kthye pa dëmtime pranë familjes së tij.

Top Channel