Berisha: Investime në turizëm

06/06/2010 15:20

Kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar inagurimin e rikonstruksionit të plotë të rrugës Autostradë-Plazh-Patok me një vlerë prej 260 milionë lekësh për të theksuar se qeveria aktuale do të vijojë investimet deri në kthimin, sipas tij të Shqipërisë në një nga vendet më atraktive në Europë dhe Mesdhe përsa i përket turizmit malor dhe atij bregdetar.

“Edhe njëherë ju garantoj se ne do të vazhdojmë ndërtimin e rrugëve, të ujësjellësve, kanalizimeve, do të vazhdojmë të mbështesim fermerët shqiptarë në Fushëkuqe dhe kudo. Do të vazhdojmë të ndërtojmë dhe rindërtojmë shkollat për fëmijët tanë, qendra shëndetësore dhe spitale. Do të vazhdojmë të ndërtojmë tullë pas tulle me  lumenj djerse Shqipërinë europiane”, tha kryeministri.

Kryeministri duke ju drejtuar shqiptareve përtej bindjeve politike nuk la pa renditur sukseset që ka arritur qeveria aktuale, e cila po realizon sipas tij çdo premtim të bërë përballe tyre.

Në fjalen e tij kreu i qeverisë nuk ka thumbuar edhe kryesocialistin Rama. Sipas zotit Berisha opozita flet për krizë ekonomike, ndërsa qeveria shqiptare, kur kjo krizë kulmonte në vitin e shkuar në të gjithë botën inaguronte rrugen e kombit e kështu me radhë edhe këtë vit investime të panumurta.

Top Channel