Bagdad, 6 viktima në një shpërthim

06/06/2010 09:45

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Bagdadin mëngjesin e sotëm duke shkaktuar të paktën 6 viktima.

Sipas burimeve nga kryeqyteti irakian, bomba shpërtheu në orët e para të mëngjesit , duke plagosur edhe 15 persona të tjerë, pothuajse të gjithë personel policie.

Po në Bagdad një tjetër bombë ka hedhur në erë një makinë, duke vrarë edhe shoferin. Tre pasagjerët ngelën të plagosur.  

Top Channel