Afganistan, shpërthim pranë trupave USA

06/06/2010 14:45

Një kamikaz me një motocikletë ka hedhur veten në erë pranë postbllokut të trupave amerikane në qytetin Xhalalabad të Afganistanit.

Në këtë shpërthim u plagosën 13 persona. Shpërthimi ndodhi në momentin që ushtarët po kalonin urën e Behsodit ku pas shpërthimit janë dëgjuar edhe të shtëna.

Trupat e NATO-s janë kundërpërgjigjur. Mes të plagosurve janë edhe 5 fëmije.

Top Channel