Sulmi izraelit, protestë në Nju Jork

05/06/2010 15:40

Në Nju Jork qindra vetë kanë protestuar kundër Izraelit në sheshin qëndror të Manhatanit, Times Square.

Protesta ishte organizuar nga Liga Arabe dhe mes të tjerave kërkohej që t’i jepej fund edhe bllokadës që Izraeli ka vendosur ndaj Autoritetit Palestinez.

“Njerëzit këtu nuk kanë fjalë për të shprehur zemërimin e tyre. Ata do të dalin çdo ditë këtu për të protestuar kundër Izraelit”, është shprehur një prej demonstruesve.

Top Channel