SHBA: Masa të mëtejshme ndaj Penianit

05/06/2010 10:00

SHBA po konsiderojnë ndërmarrjen e hapave të mëtejshëm ndaj Koresë së Veriut, për shkak të mbytjes së anijes ushtarake koreano-jugore.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates ka deklaruar në një konferencë për sigurinë të mbajtur në Singapor se, mosveprimi ndaj kësaj ngjarjeje do të ishte një precedent negativ.

Seuli ndërkohë i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojë ndaj Veriut. Presidenti koreano-jugor Lee Myung Bak e ka cilësuar mohimin që Peniani i bën përfshirjes në ngjarje si “qesharak”.

Gjatë konferencës, Gates i bëri gjithashtu thirrje Kinës që të ripërtërijë marrëdhëniet ushtarake me SHBA, duke theksuar se pezullimi i tyre po dëmton sigurinë në Azi.

Top Channel