SHBA, Clapper shefi i ri i inteligjencës

05/06/2010 10:20

Presidenti amerikan Barack Obama do të emërojë gjeneralin në pension James Clapper, ish-zyrtar i lartë i Pentagonit, si kreun e ri të shërbimeve të inteligjencës.

Gjenerali Clapper do të zëvendësojë në këtë detyrë admiralin Dennis Blair, i cili dha dorëheqjen në muajin maj, pas disa dështimeve të konstatuara në rrjetin e sigurisë.

Clapper do të mbikëqyrë 16 agjenci të inteligjencës dhe pritet të emërohet sot në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Por disa përfaqësues të Kongresit kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj emërimit të Clapper, për shkak të metodave të tij të ashpra në disa seanca dhe përqendrimin e tij tek cështjet e Departamentit të Mbrojtjes.

Top Channel