Lindje e Mesme, “Corrie” drejtohet për në Gaza

05/06/2010 09:15

Ekuipazhi i “Rachel Corrie”, anija me aktivistë pro-palestinezë, ka refuzuar të drejtohet për në portin izraelit të Ashdodit, sic kishte kërkuar Izraeli dhe është drejtuar për në Gaza.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat i referohen një zëdhënësi të ushtrisë izraelite.

Burimet shtojnë se tre anije luftarake izraelite kanë rrethuar këtë mëngjes anijen irlandeze të lëvizjes “Free Gaza”.

Ndërkohë, vetë Izraeli ka kërcënuar se do të ndërhyjë ndaj anijes, ndonëse këtë herë jo me armë zjarri sic bëri në fillim të javës.

Top Channel