Elbasan, Rama takim me mbështetësit

05/06/2010 18:05

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama së bashku më deputetë të qarkut të Elbasanit ka zhvilluar një takim me mbështetësit në këtë qytet.

Ai ka theksuar se PS-ja, pas grevës së urisë, është më e fortë në luftën e saj për transparencë.

“Greva nuk është stacioni i fundit, por vendqëndrimi i arritur përmes tryezës së bisedimeve. Pas grevës së urisë, PS-ja është më e fortë në betejën e saj për transparencë. Tashmë PS-ja mund të flas për moral potitik dhe dëshmoj forcën e ndryshimit. Jemi gati për kompromise, por nuk mund ta bëjmë me ata që nuk e duan transparencën”, është shprehur Rama.

Ndërsa deputeti i PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se “greva e urisë ishte e suksesshme pasi çoi çështjen e transparencës deri tek ndërkombëtarët”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA