Dita Botërore e Mjedisit

05/06/2010 20:15

Një koncert është organizuar në Ditën Botërore të Mjedisit në parkun kombëtar pranë liqenit artificial të Tiranës, për të ndërgjegjësuar komunitetin për mbrojtjen e tij, pasi çdo ditë e më shumë planeti ynë Tokë po kërcënohet.

Zëvendësministri i Mjedisit, Arben Demeti tha se vëmendja e qeverisë ndaj mjedisit po rritet, por kjo nuk mjafton pa kontributin e të gjithë qytetarëve.

“Është shumë e rëndësishme që të gjithë të ndërgjegjësohen për një qëndrim tjetër ndaj mjedisit. Të shtojmë të gjithë përpjekjet që vendimarrësit dhe bisneset të kenë më shumë vëmendje ndaj mjedisit”, është shprehur Demeti.

Top Channel