Bolivi, indigjenët dorëzojnë trupat e 4 policëve

05/06/2010 10:10

Një grup indigjenësh në Bolivi ka dorëzuar trupat e pajetë të katër policëve, 12 ditë pasi i kishin vrarë ata.

Anëtarë të të ashtuquajturit Klani i Luftëtarit ua kthyen trupat të afërmve të viktimave, pasi kërkuan që akuzat ndaj tyre të mos mbeten në fuqi.

Indigjenët akuzuan agjentët e policisë, të cilët po punonin për të parandaluar vjedhjen e makinave, për zhvatje. Zona në provincën e Potosit është e njohur për kontrabandën e makinave me Kilin fqinj.

Megjithëse Klani i Luftëtarit mori një premtim me shkrim se ndaj tij nuk do të ngrihen akuza, prokurorët deklarojnë se do të bëjnë një hetim për vrasjet.

Top Channel