Tiranë, aksident me vdekje pranë Doganës

04/06/2010 01:20

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të vendit të quajtur rrethrrotullimi i Doganës në Tiranë.

Sipas informacioneve një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet i cili po udhëtonte me shpejtësi.

Ende nuk dihet identiteti dhe mosha e viktimës, ndërkohë që dhjetra forca policie kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur më tej dinamikën e saj.

Top Channel