Birmania po ndërton bombën bërthamore

04/06/2010 21:40

Me ndihmën e Koresë së Veriut, regjimi ushtarak birmanez po ndërton një bombë bërthamore.

Gjeneralët kanë blerë përbërës të bombës barthamore, përfshirë këtu edhe teknologjinë për pasurimin e uraniumit dhe raketave me rreze të gjatë veprimi.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit e ABC e cila i referohet një dezertori të Penianit, Sai Thein Win, major i ushtrisë dhe zëvendëskomandant i impiantit ushtarak sekret të Maymo në zëmër të Birmanisë.

Top Channel