Vdekja e Coleman, zbardhet telefonata e urgjencës

03/06/2010 16:50

Zbulohen detaje të reja të momentit kur gjeti vdekjen aktori amerikan  Gary Coleman, i cili përplasi kokën në shtëpinë e tij në Ohio.

Disa faqe online amerikane mes të cilave “Tmz” dhe “New York Post” kanë publikuar telefonatën e bërë nga gruaja e tij Shannon Price në numrin e telefonit 911 për të kërkuar ndihmë. “Kudo ka gjak madje kam edhe ne trup dhe nuk di si ta menaxhoj situatën”, thotë ajo e dëshpëruar.

Mesa duket, në momentin e telefonatës Coleman ishte ende i ndërgjegjshëm pasi Shannon i thotë ta bllokojë plagën pas koke por ai nuk i përgjigjet pasi ishtë në gjendje jo të mirë.    

Top Channel