Shtëpia në Pezë, reagon Xhaferraj

03/06/2010 12:50

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj ka reaguar në lidhje me shtëpinë e deputetit të PS-së, Dashamir Peza. Ai e ka konsideruar zhurmën e krijuar si të pabazuar në ligj dhe theksoi se kjo ndërtesë lidhet me historinë e vendit.

“Zhurma e krijuar nuk ka baza ligjore, ajo është një shtëpi që lidhet me historinë e vendit. Në vitin 2006 pati një propozim për ta hequr shtëpinë nga lista e monumenteve, kur Rama kërkoi që shtëpia të kalonte në varësi të bashkisë”, është shprehur Xhaferri.

“Kemi kërkuar që shtëpia e Myslym Pezës të kalojë në varësi të MTKRS-së. Marrja e varësisë nga MTKRS-ja nuk cënon jetën e banorëve. Pronarët mund të jetojnë normalisht në shtëpinë e Myslym Pezës”, theksoi ministri.

Top Channel