Nga jashtë duket krejt normale, por shtëpia prej 800 mijë paund fsheh një sekret magjik pas derës së dhomës së ndenjjes
Elizabeth Taylor ka vendosur të publikojë letrat që Richard Burton i shkruajti gjatë historisë së tyre të dashurisë.
Aktorja e famshme ka kaluar një periudhë 20 vjecare dashurie, e cila nisi në vitin 1962 në Romë gjatë xhirimeve të filmit “Cleopatra”. Sipas revistës “Vanity Fair”, aktorja ka preferuar të mbajë të fshehtë vetëm një prej letrave.
Në letrën e shkruar pak ditë para se të vdiste në Zvicër në vitin 1984, Burton shkruante se dëshirontë të rikthehej në krahët e Taylor. “Nëse më le unë do vras veten sepse nuk kam jetë pa ty”, shkruante aktori uellsian në fillim të lidhjes me Liz që sot është 78 vjec dhe ka 8 martesa mbi shpatulla.
Më tej ai i shkruan se ajo është aktorja më e mirë në botë, ndërkohë që dhuratat e preferuara ishin pikturat e Monet, Picasso, Van Gogh, Renoir, Degas e Rembrandt.
“Richard ishte magjik dhe perfekt në gjithcka që bënte. Ishte më romantiku dhe babai më i mirë. Që prej muajve të parë që jetuam në Romë ishim marrëzisht të dashuruar, por nuk kishim shumë kohë në dispozicion”, thotë në kujtimet e saj për këtë lidhje, Taylor. Martesa e parë mes të dyve u konsumua në vitet 1964-1974, u ndanë në vitin 1975 dhe periudha e martëses së dytë ishte në 1975-1976.
Top Channel