Kriza, Berisha: Kemi paketë

03/06/2010 11:15

Për herë të parë, kreu i qeverisë i ka ofruar opozitës një paketë zgjidhjeje për krizën politike. (UPDATE)

Kryeministri shqiptar, pas përfundimit të një takimi ku ishte i pranishëm edhe ambasadori Boch, ka ftuar kreun e opozites të mos refuzojë këtë paketë, që personifikon sipas tij edhe zgjidhjen e krizës politike në vend.

“E ftoj zotin Rama me realizem ne interesat me te mira te partise qe perfaqeson, te mos refuzoje paketen e ofertes se mazhorances qe udhehiqet fund e krye nga respekti i palekundur per opoziten, rolin dhe bashkepunimin me te”, theksoi Berisha. Ai ka saktesuar se megjtihese mazhoranca nuk ka qene e detyruar ligjeresht, ajo po ofron nje pakete, detajet teknike te se ciles nuk jane bere publike.

“Kjo oferte konstaton se mazhoranca nuk ka asnje detyrim ligjor per asnjerin nga premtimet e kesaj oferte, por kjo mazhorance e ben ate ne intresin dhe respektin per opozite, interesin e shioqerise dhe vendit”, shtoi shefi i qeverise. Edhe pse asnjehere kryeministri nuk ka pranuar te kete nje afat ultimativ nga nderkombetaret, ai ofrohet me kete propozim plot dy jave pas darkes me kreun e opozites ne Strasburg.

Kryeministri ka vleresuar takimin e Sarajeves, duke e cilesuar shume te rendesishem per te ardhmen e vendit.  Berisha ka shtuar se mbështetja që iu dha vendimit të Komisionit për heqjen e vizave, ishte mesazhi më i shkëlqyer që kancelaritë u japin shqiptarëve nëpërmjet ministrave të tyre të Jashtëm.

Top Channel