Kevin Costner baba për herë të shtatë

03/06/2010 08:35

Kevin Costner është bërë baba për herë të shtatë. Lajmin e ka bërë të ditur “People”, sipas së cilës aktori 55 vjeçar dhe bashkëshortja e tij Christine Baumgartner, 36 vjeç, kanë pasur një fëmijë.

Grace Avery Costner ka lindur në orën 5:46 të mërkurën në një spital në Kaliforni.

Vogëlushja është vajza e tretë e çiftit të martuar prej 2004-ës.

Top Channel