Elbasan, pesë në pranga për trafik të veprave të artit

03/06/2010 14:45

Pesë persona janë vënë në pranga nga drejtoria e policisë së Elbasanit pas operacionit “Premtimi”. Të ndaluarit ishin nën vëzhgim prej disa muajsh.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, ndaj tyre Prokuroria e Rrethit Gjyqësore Elbasan kishte filluar proçedimin për veprën penale të “Trafikimit të veprave të artit dhe të kulturës” e kryer në bashkëpunim.

Gjatë kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve është bërë e mundur gjetja e sendeve me vlera kulturore të shtetit shqiptar, për të cilat është bërë sekuestrimi si prova materiale, si një këmbanë kishe me peshë rreth 45 kilogramë e gdhendur në material bronxi.

Tre piktura të gdhendura në material bakërr me përmasa të ndryshme.

Një ikonë kishe. Sende dhe objekte antike të ndryshme të gdhendura në material sërmi të cilat janë vepra arti e kulture që i përkasin pasurisë kombëtare.

Ata kërkonin t’i trafikonin në Maqedoni kundrejt një shume prej 20 mijë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA