Emma Bunton do drejtojë një spektakël

02/06/2010 13:10

Ish pjesëtarja e Spice Girls, Emma Bunton do prezantojë një spektakël që bazohet në një mjuzikëll të titulluar “Don’t Stop Believing”.

Aplikimet kanë filliar dhe ky talent show do fillojë të shfaqet në Channel 5. Filozofia e spektaklit është e ndryshme nga ajo e X Factor edhe pse e vjedhur nga telefilmi “Glee”, në të cilin një grup studentësh improvizohen si aktorë dhe balerinë.

Në të shkuarën, Bunton ka marrë pjesë si anëtare jurie në spektaklin “Vallëzim me akullin”, ndërsa aktualisht ajo e ka arkivuar karrierën si këngëtare. 

Top Channel