Di Caprio, shoqatë për mbrojtjen e tigrave

02/06/2010 13:30

Shumica e aktorëve dhe këngëtarëve të njohur botërorë mbrojnë kauza të ndryshme për të sensibilizuar njerëzit.

Në këtë grup të madh nuk mund të mos bënte pjesë as Leonardo Di Caprio që shfaqet si një animalist dashuruar me tigrat. Aktori ka nisur një bashkëpunim me organizatën World Wildlife Fund për të krijuar një shoqatë në mbrojtje të tigrave.

Ky projekt i quajtur “Save Tigers Now” synon të grumbullojë 20 milionë dollarë, të cilat do shkojnë në luftën kundër gjuetisë së tigrave. “Këto kafshë janë dëmtuar shumë dhe gjithashtu janë të rëndësishme për zinxhirin e ekosistemit. Mund t’i shpëtojmë tigrat nga zhdukja duke ruajtur habitatin e tyre”, u shpreh aktori nga Azia ku ka nisur të promovojë projektin. Objektivi kryesor i organizatës është dyfishimi i tigrave të planetit brenda vitit 2022. 

 

Top Channel