Berisha: Nuk ka ultimatum

02/06/2010 15:45

Sipas kryeministrit, për heqjen e vizave, merita është e qeverisë. Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, kryeministri bëri politikë, duke analizuar aksionin politik të opozitës. (UPDATE)

Ai u shpreh se zoti Rama duhet të heqë syzet me të cilat lexon këshillat e miqve ndërkombëtarë. Sipas kryeministrit, darka në restorantin “Crocodile” nuk fiksoi asnjë ultimatum 2 javor:

“I siguroj shqiptarët se në Strasburg nuk është kërkuar dhe nuk kërkohet asgje që bie ndesh me Kushtetuten dhe Gjykatat Shqiptare”, theksoi kryeministri.

Në fjalën e tij, Berisha iu drejtua disa herë drejtpërdrejt Ramës, duke i kërkuar të përfitojë nga vullneti që po tregon qeveria dhe të marrë pjesë në komisionin hetimor parlamentar për zgjedhjet, të marrë drejtimin e tij dhe të hartojë të gjitha amendamentet për zgjedhjet e reja, e bashkë të votohen pa kushte pasi të merret opinioni i Komisionit të Venecias.

Sipas kryeministrit, këto veprime janë bërë sepse mazhoranca nuk e konsideron kundërshtarin si armik, por si një kundërshtar me të cilin mund bësh kompromise për interesat e vendit.

Top Channel