Al Gore ndahet nga bashkëshortja pas 40 viteve martesë

02/06/2010 09:35

Ish kadidati për president i SHBA-së, Al Gore dhe bashkëshortja Tipper i kanë dhënë fund martesës 40 vjecare.

“Ishte një vendim i përbashkët i marrë pas një reflektimi të gjatë”, u kanë thënë miqve të tyre Al e Tipper. Ata janë martuar në vitin 1970 dhe ishin cift që prej kohës së Liceut. Nga martesa e ciftit dolën në dritë 4 fëmijë, ndërsa ata kanë kaluar momente shumë të bukura dhe të hidhura gjatë jetës së përbashkët.

Një nga më të errëtit është humbja për presidencialet përballë George Bush, ndërsa një moment kulminant është cmimi Nobel për Paqen në vitin 2007.

Moment i vështirë ka qenë edhe aksidenti i djalit 6 vjecar Albert në vitin 1989 ku ai kaloi disa javë mes jetës dhe vdekjes, ndërsa bashkëshortes së Al Gore iu desh të dilte nga depresioni pas disa vitesh.

 

Top Channel