Lavigne, i dashuri e shpëton nga vdekja

01/06/2010 19:10

Momente të vërteta frike për këngëtaren kanadeze, Avril Lavigne, e cila ka rrezikuar të mbytet gjatë leiksioneve me serf.

Një valë e madhe e rrëzoi atë nga tavolina e serfit, por për fat të mirë, i dashuri i saj Brody Jenner i shkoi menjëherë në ndihmë, duke e shpëtuar nga vdekja. Lajmin e ka publikuar “Daily Mail” që shton se këngëtarja dhe aktori protagonist i “The Hills” kishin shkuar në det për të pritur valët e mëdha, në mënyrë që të praktikonin sportin e serfit.

25 vjecarja kanadeze është dovorcuar nga bashkëshorti Deryck Whibley shtatorin e shkuar pas tre viteve martesë, ndërsa lidhja me Brody nisi gjatë muajit shkurt.

Top Channel